RDK: Parlamenti të sjell ligj për dekriminalizimin e të gjith figurave publike

Maqedonia

RDK: Parlamenti të sjell ligj për dekriminalizimin e të gjith figurave publike

Më: 11 shtator 2015 Në ora: 16:44

Rilindja Demokratike Kombëtare theksoi tani se tani është momenti i duhur që parlamenti i vendit të sjellë ligj të ri për dekriminalizimin e të gjithë figurave publike, duke filluar me pushtetin ekzekutiv e deri te pushtetin lokal, i ngjajshëm me ligjin që kohëve të fundit është propozuar për realizim edhe në Republikën e Shqipërisë.

Sipas RDK-së, sjellja e një ligji për dekriminalizim të të gjith figurave publike do të ishte një ligj komplimentar me marrëveshjen e fundit të Përzhinos që duhet zbatuar si një obligim i patjetërsueshëm për një fillim të ri dhe të shëndoshë për vendin në përgjithësi.

“RDK thekson se sjellja e një ligji të kësaj natyre do të duhet të pranohet si një ide e arsyeshme duke patur parasysh se iniciativa dhe zhvillime të kësaj natyre janë duke ndodhë në tërë ballkanin perëndimorë, si një kërkesë direkte nga organizmat e ndryshme ndërkombëtare. Në të njëjtën kohë, ky ligj i ri do të sfidonte të gjith partitë politike për sinqeritetin e tyre për të respektuar marrëveshjen e fundit për zgjidhjen e krizës së thellë politike”, nënvizon RDK, duke shtuar se ky ligj do të jepte ndonjë shpresë te populli i rëndomtë që me të drejtë kanë humb çdo shpresë dhe besim te këta politikan thellë të kriminalizuar gjatë një periudhe të gjatë kohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat