Ivanov: Shkaku i BE-së ne harxhojmë $1m në muaj për refugjatët

Maqedonia

Ivanov: Shkaku i BE-së ne harxhojmë $1m në muaj për refugjatët

Më: 20 shtator 2015 Në ora: 13:28

Kryetari i Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, ka kryer një intervistë me gazetën polake, Gazeta Wyborcza, ku është fokusuar te refugjatët. Sipas tij ky problem është i BE-së, por e vuan edhe Maqedonia.
“Maqedonia është kthyer në një destinacion për udhëtimet tranzitore të refugjatëve, ku brenda një muaji harxhojmë 1 milion dollarë për ta, ndërsa vetëm për mobilizimin e ushtrisë deri në 800.000 dollarë,” tha Ivanov.
Problemi sipas tij është te mos menaxhimi i mirë i kufirit nga vetë Europa, pasi në rast të kundërt ky problem do ishte inekzistent në Maqedoni. Sipas tij, Greqia mer 450 milion dollarë ndihma nga BE-ja, ndërsa Maqedonia vetëm 90 mijë dollarë për mbrojtjen e kufijve.
Refugjatët gjuajnë policët tanë
Mbi gjendjen e jashtëzakonshme që ka shpallë Maqedonia në kufijtë e saj, ai përsëri akuzoi Greqinë që brenda ditës bie deri në 15 mijë refugjatë. Kjo sipas tij duhet të sjelle edhe kontroll më të fuqishëm kufitar.
“Në qytetin më të afërt kufitar, Gjevgjeli kanë filluar trazirat si shkak i refugjatëve, ku këta të fundit gjuajnë edhe me gurë policinë tonë. Këto situata na sjellin në përfundimin se duheshte të shpallet gjendja e jashtëzakonshme,” përfundoi ai./ Bota Sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat