Liderët e Maqedonisë ngushëllojnë Francën

Maqedonia

Liderët e Maqedonisë ngushëllojnë Francën

Më: 14 nëntor 2015 Në ora: 11:41

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgji Ivanov, me rastin e sulmeve të përgjakshme në Paris i ka dërguar një letër ngushëllimi homologut të tij francez, Francois Hollande, ku thuhet:
“Me shok dhe mosbesim kam pranuar lajmin për sulmin terrorist në Paris dhe shpreh keqardhje të thellë për jetët e humbura nag sulmi barbar. Ky është një sulm jo vetëm ndaj qytetarëve të Parisit por edhe ndaj vlerave dhe parimeve më të mira evropiane dhe njerëzore.” – ka thënë mes tjerash, në letrën e tij presidenti Ivanov.
Ai më tej shton se kjo është një arsye më shumë që shtetet të bashkëpunojnë në luftën e tyre kundër terrorizmit duke shtuan se qytetarët e Maqedonisë janë në anën e qytetarëve të Francës në luftën kundër armiqve të paqes, lirisë dhe drejtësisë.

Edhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, sot i ka dërguar telegram ngushëllimi presidentit të Francës, Hollande, ku LSDM është pranë saj në këto kohë të vështira.
“Në emrin tim personal, të partisë LSDM dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, shprehë keqardhje dhe ngushëllim të thellë për viktimat nga sulmi i mbrëmshëm terrorist që e tronditi Parisin dhe mbarë botën. E ndajmë dhembjen e madhe. Mendimet e tona prej mbrëmë janë për qindra viktimat dhe të lënduarit e mbrëmshëm dhe familjarët e tyre. Sulmet e mbrëmshme janë sulm ndaj njerëzisë. Japim mbështetje të fuqishme për presidentin Hollande, kryesuesve të Francës dhe qytetarëve të këtij shteti. Solidarizohemi me qytetarët e Francës, jemi të gatshëm të ndihmojnë sipas mundësive tona”, shkruhet në letrën e ngushëllimit të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev, dërguar presidentit të Francës.

Ndërkohë në lidhje me sulmet në Paris ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, nëpërmjet një statusi në Twitter, duke shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe solidaritetin me shtetin francez./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat