Refugjatët të frikësuar nga sulmet në Paris

Maqedonia

Refugjatët të frikësuar nga sulmet në Paris

Më: 15 nëntor 2015 Në ora: 17:15

Refugjatët, të cilët mbërrijnë në vendkalimin kufitar Tabanoc në kufirin midis Maqedonisë dhe Serbisë janë të frikësuar nga sulmet e ndodhura në Paris. Refugjatët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se janë të frikësuar pasi mendojnë se situata tani do të jetë shumë më e vështirë për ta. Druajnë për sigurinë e tyre.

Një pjesë e refugjatëve që shkojnë në Serbi kanë planifikuar që pikërisht Parisi të jetë destinacioni i tyre i fundit dhe tani nuk dinë se çfarë të bëjnë më tutje.

“Mendoj se është shumë keq meqë jemi refugjatë dhe meqë kërkojmë jetë më të mirë. Kjo mund të krijojë probleme për ne. Duhet doemos të them se ajo që ndodhi në Paris është shumë keq. Tani kemi shumë frikë”, tha një refugjat.

“Mbërrita tani në Serbi dhe dëgjova për sulmin në Paris, mendoj se këto janë lajme shumë të këqija, dua të shkoj në Paris dhe të kem jetë të mirë dhe tani jemi shumë të frikësuar”, u shpreh një tjetër refugjatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat