Qendra Tranzitore në Tabanoc e stërmbushur me refugjatë

Maqedonia

Qendra Tranzitore në Tabanoc e stërmbushur me refugjatë

Më: 8 mars 2016 Në ora: 07:46

“Në këto momente mund të them se Qendra Tranzitore e Tabanocit është e mbushur e gjitha, që donë të thotë se kemi rreth 1.070 emigrantë, e rëndësishme është se ky numër është maksimal i njerëzve të cilët mund të vendosen në këtë qendër, më shumë se ky numër nuk mundet, jo për atë se nuk duam, por për atë se po shfrytëzohen të gjitha kapacitetet, të gjitha objektet, të gjitha resurset janë në lëvizje që të mundemi ti përgjigjemi këtij numri”, deklaroi Goran Stojkovski, Qendra për menaxhim me Kriza.

Refugjatët të mllefosur e të zhgënjyer nga vendimet e këtilla të autoriteve shtetërore kërkojnë që sa më shpejt tu hapen dyert për në Evropë.

“Ne duam që BE-ja të marr një vendim për ne dhe për kushtet që i kemi këtu. Shpresoj që të ketë një vendim pozitiv për ne refugjatët” u shpreh një emigrant nga Afganistani.

“Ato e bllokuan kufirin për refugjatët afganë. Por nuk kanë asnjë arsye për të bërë këtë. As ne nuk e dimë arsyen se për se. Ne Kemi përparësi për të kaluar por ato nuk na lejojnë dhe me të vërtetë nuk po e kuptoj këtë. Njerëzit këtu po sëmuren çdo ditë e më shumë madje edhe psiqikisht pjesa më e madhe. Po biem në depresion, na kanë bërë me trauma duke luftuar çdo ditë. Të gjithë jemi tepër të dëshpëruar. Nuk kemi më shpresë”, tha një tjetër emigrant nga Afganistani.

Edhe nga shoqatat humanitare të cilat po thuajse e ndjekin situatën që nga fillimi i golgotës së refugjatëve shprehen se gjendja çdo ditë e më tepër po përkeqësohet, pasi numri i refugjatëve në vazhdimësi po rritet.

“Gjendja momentale nuk duket e mire, duket keq, për momentin është një numër i madh i refugjatëve të cilët kanë ngel në Maqedoni, rreth 700 persona janë vetëm nga Afganistani kurse të tjerët janë nga Siria dhe vendet tjera. Një numër i madh i tyre ka që tashmë janë të ngujuar për 22 ditë, diku rreth 700 veta”, deklaroi Behar Maliqi, Legis.
Përderisa ekipi ynë qëndroi në Qendrën Tranzitore në Tabanoc arriti edhe një tren me 435 refugjatë të tjerë nga Siria dhe Iraku, të cilëve u lejohej rrugëtimi i tyre për në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat