Mijëra të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë e Serbisë

Maqedonia

Mijëra të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë e Serbisë

Më: 12 mars 2016 Në ora: 20:34

​Grupe refugjatësh vijojnë të mbeten të bllokuar në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë, pasi vendet ballkanike kanë mbyllur kufijtë, duke bllokuar çdo rrugë drejt Evropës.

Rreth 1100 refugjatë kanë mbetur të bllokuar në këtë kamp në anën maqedonase në kufi me Serbinë ndërsa mbi 500 të tjera po qëndrojnë në qiell të hapur në tokën mes dy shteteve.

Emigrantët menduan se janë shumë pranë kalimit në Europë dhe se kalimi i këtij kufiri, është pengesa e fundit.

“Të gjithë thonë gjëra të ndryshme. Dikush thotë se do ikim të dielën, dikush se do ikim më 17 mars, asnjë se di realisht se çfarë do ndodhë me ne” thotë Ramin Popal, një refugjat sirian.

Ndërkohë në një kamp të ngritur në Preshevë, mbi 650 refugjatë presin prej më shumë se 2 javësh për të kaluar. Qeveria serbe i ka premtuar se ato do të largohen brenda 72 orëve drejt Kroacisë por tashmë që kufijtë e tjerë drejt Europës janë mbyllur, ata kanë mbetur pa asnjë shpresë.

“Duam t’ja lehtësojmë jetën këtu. Sepse e ardhmja e tyre është e panjohur, ne nuk mu nd të parashikojmë se çfarë do të ndodhë me ta. Duam thjesht që këtu të ndihen të sigurtë dhe të qetë” tha Nemanje Bozovic, drejtuesja e kampit të refugjatëve.

Edhe ata që kanë dokumenta të rregullta i duhet të presin.

“Ata nuk mund të kthehen më në Maqedoni, por as nuk mund të ecin më tej drejt Kroacisë. Ndaj kanë ngecur këtu, ndoshta për nëj periudhë të gjatë” shtoi ajo.

Ushtarë të armatosur rrethojnë kampin në Preshevë. Refugjatët qëndrojnë në rradhë edhe në mbrëmje, me shpresë se kufiri mund të hapet qoftë edhe për pakl minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat