Ministria e Drejtësisë vazhdon të heshtë, Dugolli mbetet në paraburgim

Maqedonia

Ministria e Drejtësisë vazhdon të heshtë, Dugolli mbetet në paraburgim

Më: 18 mars 2016 Në ora: 15:20

Ministria e Drejtësisë për rastin e burgimit të Gafurr Dugollit vazhdon të heshtë. Mediat shqiptare në Maqedoni kanë kontaktuar me kabinetin e ministrit të Drejtësisë, megjithatë nga atje thonë që do të dalin me deklaratë kur do të kenë diçka konkrete në lidhje me rastn në fjalë.

Në pyetjen, se a është heshtje apo aprovim qëndrimi i tyre momental, ata u përgjigjën shkurt “Jo”.

Përndryshe, shefi i protokollit të FSK-së Gafurr Dugolli u arrestua nga autoritetet maqedonase me urdhër të INTERPOL-it sipas kërkesës së Policisë së Serbisë më 12 mars, me akuzë se është i kërkuar për krime lufte, gjatë kohës kur Dugolli ka qenë pjesëtarë i UÇK-së.

Sipas MFSK-së, ky nuk është rasti i parë kur ish-ushtarët e UÇK-së me akuza të fabrikuara dhe me kërkesë të Policisë së Serbisë ndalohen qytetarët e Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK-së nëpër kufijtë dhe aeroportet e shteteve të ndryshme.

Ditë më parë, vëllai i Gafurr Dugollit ka njoftuar se Prokuroria Publike ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Dugolli, vazhdon të qëndroj në paraburgim, ndërkaq Këshilli Gjyqësor akoma nuk ka marrë një vendim për të edhe pse avokatët e Dugollit kërkuan lirimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat