Ambasada amerikane në Shkup: Jemi shqetësuar për vendimin e kryetarit Ivanov

Maqedonia

Ambasada amerikane në Shkup: Jemi shqetësuar për vendimin e kryetarit Ivanov

Më: 12 prill 2016 Në ora: 18:17

Ambasada amerikane në Shkup nëpërmjet një njoftimi ka bërë të ditur se është shqetësuar për vendimin e fundit të kryetarit Gjorge Ivanov për t’i ndërprerë të gjitha proceset gjyqësore ndaj politikanëve në Maqedoni.

Nga ambasada thuhet se janë në pritje të sqarimeve të mëtutjeshme, megjithatë thonë se deklarata e kryetarit ka shkaktuar shqetësim serioz për përkushtimin e Maqedonisë në sundimin e ligjit.

Ndërkohë në sqarimin e tij, Ivanov tha se vendimin e ka sjell vetvetiu, pasi marrëveshja e Përzhinos nuk i ka dhënë rezultatet e dëshirueshme, që d.m.th se shteti vazhdon të jetë në krizë politike, që nuk duket se do të përfundojë edhe pas zgjedhjeve të parakohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat