Protesta kundër vendimit të Ivanovit përpara Qeverisë, i bashkëngjitet edhe Zaev (Video)

Maqedonia

Protesta kundër vendimit të Ivanovit përpara Qeverisë, i bashkëngjitet edhe Zaev (Video)

Më: 12 prill 2016 Në ora: 19:06

(E plotësuar) - Qytetarët e pakënaqur në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov për amnistimin e politikanëve që janë nën hetim, tani kanë arritur përpara Qeverisë së Maqedonisë ku vazhdojnë të bërtasin “nuk ka drejtësi nuk ka paqe”, “shtet mafioz” e shumë thirrje tjera që kanë të bëjnë në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov.

Protestës iu janë bashkëngjitur edhe zyrtarët e lartë të LSDM-së, madje edhe vet lideri i saj, Zoran Zaev.

Përndryshe, fillimisht dhejtëra qytetarë të pakënaqur me vendimin e presidentit Ivanov, fillimisht janë tubuar përpara Prokurorisë Speciale për t’i dhënë mbështetje, që më pastaj, numri i tyre u rrit dhe vazhduan përpara zyrës së Ivanovit të cilën gjuajtën me vezë. Protestën e kanë vazhduar përpara selisë së VMRO-DPMNE-së të cilën e kanë ruajtur forca të mëdha të njësitit special.

Maqedonasit në protestë kundër Ivanovit, thyejnë xhamat e Presidencës

Qytetarë të shumtë maqedonas dolën në protestë pas vendimit të presidentit Ivanov për faljen e politikanëve që janë nën hetime.

Protestuesit e revoltuar kanë hedhur vezë dhe sende tjera në drejtim të zyrave të Ivanovit, duke thyer xhamat e godinës.

Ndërkohë qytetarë të tjerë janë mbledhur pranë zyrave të Prokurorisë Speciale Publike për t’i shprehur mbështetje në punën e saj.


Eskalim i protestës, policia nuk lejon të ju afrohen selisë së VMRO-DPMNE-së

Protestuesit po insitistojnë që ti afrohen selisë së VMRO-DPMNE por një gjë e tillë nuk po mundet pasi ka forca të shtuara policore, gjithashtu po hedhet vezë në drejtim të policisë.

Pas vendimit të Ivanovit, disa qytetar kanë dalë në mbështetje të PSP-së

Dhjetëra qytetarë rreth orës 18 janë mbledhur përballë objektit të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) që të tregojnë mbështetje për punën e këtij institucioni.

Mbledhimi është reagim ndaj vendimit të kryetarit të shtetit Gjorge Ivanov, i cili sot pasdite tha se ka marrë vendim për abolicimin e të gjithë politikanëve që janë nën hetime.

Përderisa qytetarët ishin mbledhur për ta përkrahur këtë institucion, nga ndërtesa kanë dalë prokuroret speciale, Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, të cilëve mbështetësit u dhanë duartrokitje.

Ky reagim vjen pasi sot pasdite, presidenti Gjorge Ivanov ka njoftuar se ka sjell vendim që të firmos faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedure hetimore si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Ivanov me këtë rast nuk ka nënvizuar se për cilët politikanë bëhet fjalë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregoj përmes procedurës gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat