Maqedonia në prag të luftës qytetare (Foto)

Maqedonia

Maqedonia në prag të luftës qytetare (Foto)

Më: 13 prill 2016 Në ora: 18:21

(E plotësuar) - ​Ka eskaluar protesta në Maqedoni. Disa protestues kanë demoluar zyrat e presidnetit Gjorgje Ivanov. Protestuesit kanë thyer xhamat, janë futur brenda zyrave dhe kanë demoluar të njëjtat. Ndërkohë që kanë tentuar të demolojnë edhe objektin e Ministrisë së Drejtësisë, por janë penguar nga forcat policore, të cilat raportohet se kanë përdorur edhe dhunën për ti zbrapsur protestuesit.

Në organizim të nismës qytetare "Protestoj" sonte në qendër të Shkupit po mbahet protestë në shenjë revolte nga vendimi i djeshëm i presidentit, Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre lidhur me përgjimin dhe krizën politike.

Protesta filloi para Prokurorisë Publike Speciale në shenjë mbështetjeje për punën e tij, ndërsa vazhdoi para Zyrës popullore të Presidentit, në të cilën pjesëmarrësit kanë gjuajtur vezë dhe gurë.





Protesta të dhunshme po regjistrohen mbrëmjen e sotme në Shkup të Maqedonisë.

Protesta po zhvillohet përpara zyrës së Presidentit, Gjorgje Ivanov. Mijëra persona të mbledhur në shesh kanë hedhur fishekzjarre dhe sende të forta në drejtim të ndërtesës shtetërore.

Me thirrjet “Nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, protestuesit marshuan në drejtim të ndërtesës së Presidencës si reagim kundër vendimit të Ivanovit për të falur të gjithë politikanët nën hetim.

Amnistia u mor dy ditë më parë dhe kishte për qëllim që të mos kishte tensione gjatë zgjedhjeve. Protestat organizohen nga shoqëria civile.

Tensionohet situata, protestuesit gjuajnë zyrën e Ivanovit

19:10 – Në këto momente është tensionuar situata. Protestuesit kanë gjuajtur zyrën e Presidnetit Ivanov me koktej motolovi dhe me sende të forta.

18:55- Mijëra qytetarë tanimë janë nisur drejt zyrës së presidentit me fishkëllima dhe duke bërtitur “nuk ka drejtësi nuk ka paqe”. Forcat e policisë në çdo hap po i ndjekin qytetarët e rrevoltuar, tani për tani situata është e qetë.

18:51 – Aktivisti Ognen Janevski, përpara protestuesve ka thënë që luftën për liri nuk do ta ndalojnë.

18:33 – Vazhdojnë qytetarët e revoltuar nga vendimi i Ivanovit të qëndrojnë përpara zyrës së PSP-së. “Mbështetje për PSP-në” dhe “shtet mafioz”, janë vetëm disa nga thirrjet e qytetarëve që njëkohësisht shprehin mbështetje për PSP-në dhe dërgojnë mesazhe antiqeveritare.

Protestës i është bashkuar edhe Stojançe Angellov. Situata është e qetë nderkaq policia gjithnjë po vjen e duke u përforcuar.

Fillon protesta kundër vendimit të Ivanovit

18:14 – Protestuesit kanë filluar të brohorasin në përkrahje të PSP-së, ata janë duke fishkëlluar dhe duke bërtitur “nuk ka drejtësi nuk ka paqe”.

Ashtu si janë shtuar qytetarët, ashtu edhe janë shtuar forcat e policisë. Situata për momentin është e qetë.

18:00 – Qindra qytetarë të pakënaqur me vendimin e presidentit Ivanov për faljen e politikanëve që janë nën hetim, kanë filluar te mblidhen përpara zyrës së Prokurorisë Speciale në Shkup, për të shprehur mbështetjen e tyre për këtë institucion që tanimë ka hapur 3 raste, për ndjekje të poltikanëve që dyshohet se kanë bërë vepra të rënda krininale.
Vendi është nën sigirum të përforcuae të policisë, ndërkaq gjendja është e qetë. Qytetaret kohë paskohe fishëllojnë dhe bërtasin thirrje të ndryshme antiqeveritare, ndërkaq numri i tyre sa vjen e rritet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat