Vendimi i Ivanovit për falje, Thaçi: Goditje me sëpatë në themelin e shtetit

Maqedonia

Vendimi i Ivanovit për falje, Thaçi: Goditje me sëpatë në themelin e shtetit

Më: 13 prill 2016 Në ora: 19:33

Lideri i Partisë demokratike shqiptare Menduh Thaçi theksoi se vendimi i presidentit Ivanovi për falje, e çon Maqedoninë drejt shkatërrimit. Ai në emisionin Klik Plus tha se Maqedonia po shkon drejt një procesi që më pas vështirë se mund të dilet.

“S’mund ta përdor fjalorin dhe të them se do të ketë luftë, por sot si i paanshëm, si jo maqedonas, maqedonasit ja futën sakicën e fundit themelit të shtetit. Nëse kjo sëpatë nuk ndalet me shpejtësi, me një fashë mbrojtëse, apo me diçka tjetër, Maqedonia shkon drejt vet shkatërrimit të brendshëm dhe ky është një proces që pastaj nuk kontrollohet lehtë”, tha Thaçi.

Ai më tej tha së faktori ndërkombëtarë duhet të ndërhyjë në mënyrë më serioze, përndryshe nga uria, populli, do të ngritët në këmbë.

“Besoni se jam shumë skeptik se situata mund të rikthehet, nëse nuk kemi ndërhyrje radikale të faktorit ndërkombëtar. Me ardhur e më të thënë ‘a jeni në mend, se këto janë pasojat që do ti keni?’ Si duket kjo elitë politike nuk i kupton çka janë pasojat. Kriza politike të sjellë automatikisht krizën ekonomike. Kriza ekonomike të sjellë krizën sociale, e kryengritja për barkun e unët është shumë më e rënda se sa për çështje tjera”, shtoi ai.

Analisti Albert Musliu u shpreh i habitur me vendimin për falje ndërsa tha se presidenti Ivanov është më produktiv kur nuk flet.

“Është fakt se Ivanovi ishte më produktiv kur shuante se sa kur filloi të flas, kjo sot që ndodhi është fundi. I njëjti person para disa javësh u deklarua se nuk do ta përdor at instrument I cili është I dhënë prej gjyqit kushtetues, tash u pa se u përdorë”, theksoi Musliu.

Partitë politike duhet të marrin iniciativë për të dalë sa më herët nga kjo situatë, vlerësoi analisti Jonuz Abdullai.

“Unë kam bindjen se do të kalojmë në një fazë shumë të rëndë më shumë sfida, me të cilat elita tash politike na Maqedoni e ka fjalën kryesore”, tha Jonuz Abdullai.

Nga ana tjetër profesori Ylber Sela tha se Maqedonia tashmë po shihet se është një shtet partiak i kapur nga një parti politike e cila quhet VMRO-DPMNE.

“Gjuha nacionaliste dhe gjuha populiste nuk të çon drejt të mirës së vendit. Po e shohim që VMRO-DPMNE e ka çuar vendin në një situatë që sot edhe presidenti i tyre, sepse ai nuk është president i të gjithëve, por është president i VMRO-së. Dhe vendimi i fundit që e merr ky president tregon se shteti është kapur nga VMRO-DPMNE”, theksoi Ylber Sela.

Në këtë debat u fol edhe për zgjedhjet, për të cilat analistët u shprehën skeptik se ato do të mbahen, ndërsa Lideri i PDSH-së tha se VMRO dhe BDI t’i harrojnë zgjedhjet pa u plotësuar kushtet që ato të jenë kredibile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat