Flakë në zyrën e Ivanovit në Shkup (Video)

Maqedonia

Flakë në zyrën e Ivanovit në Shkup (Video)

Më: 13 prill 2016 Në ora: 20:50

Qytetarët për të ditën e dytë me radhë në Shkup po shprehin revoltën e tyre kundër vendimit për falje nga Ivanovi.
Pasi protestuesit e shprehën mbështetjen e tyre në Prokurorinë Speciale Publike para zyrave të tyre, ata shprehën zemërimin e tyre edhe në zyrën Kombëtare të presidentit Ivanov.

Ata teksa qëndruar në qendër të Shkupit, në zyrën Kombëtare të Presidentit, kanë hedhur objekte të forta duke thyer edhe dritaret e objektit. Gjithashtu protestuesit kanë djegur edhe fotografinë e Ivanovit.

Demonstruesit, kanë hedhur vezë drejt objektit poashtu edhe mjete piroteknike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat