Maqedonia ende pa marrëveshjen e partive

Maqedonia

Maqedonia ende pa marrëveshjen e partive

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 08:08

Politika e Maqedonisë as sot nuk arriti në një marrëveshje në Përzhino. As takimet e gjata mbi 12 orë nuk patën rezultatin e pritur, megjithatë fjalë të mira dhe shpresë për konsensus kanë treguar ndërkombëtarët.

Ambasadori i BE-së Aivo Orav, njoftoi se është arritur përparim i madh, për të gjitha pikat e tjera partitë kanë rënë dakord, por nuk zbuloi se cila ishte pika e vetme për të cilën negociatorët nuk ishin pajtuar me çka pamundësuan përmbylljen e marrëveshjes.

Bisedimet do të vazhdojnë por nuk dihet kur.“Shumë punë e rëndësishme është bërë për të gjitha pikat, përveç se për një pikë. Shpresojmë që do të vazhdojmë sa më shpejte të jetë e mundur”, tha ambasadori Orav pas daljes nga takimi i cili filloi sot në mesditë, ndërsa përfundoi një orë pas mesnate.

Mediat në Maqedoni raportojnë se burime të tyre brenda negociatave kanë treguar se shpejt do të arrihet marrëveshja finale. Bisedimet raportohet se janë përcjellur nga afër gjatë tërë kohës nga ambasadori i BE-së dhe SHBA-së, Aivo Orav dhe Jess Baily, Ndërkohë që palët janë afër finalizimit të dy çështjeve të hapura, pastrimit të listës zgjedhore dhe reformave në media. 

Në takim raportohet se është diskutuar edhe mundësia e mbajtjeve të zgjedhjeve në muajin dhjetor, mirëpo së pari formimin e një qeverie teknike e cila do të ketë mandat 100 ditësh, ndërsa nëse formimi i qeverisë teknike vonohet, nuk përjashtohet edhe mandat 6 mujor i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat