Nuk ka informata për viktima të shtetasve të Maqedonisë në Nicë

Maqedonia

Nuk ka informata për viktima të shtetasve të Maqedonisë në Nicë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 12:50
Sulmi në Nicë

Deri në këtë çast nuk ka informata për shtetas të vrarë ose të lënduar të Maqedonisë në sulmin terrorist në Nicë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë bëjnë të ditur se janë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet kompetente franceze.

Njëheri MPJ-ja e RM-së u shpreh keqardhje të thellë familjarëve të të ndjerëve dhe të lënduarve në sulmin terrorist në Nicë, si dhe dënim më të ashpër për ato sulme, me ç'rast jetën e humbën mbi 80 qytetarë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Për të gjitha pyetjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë, të cilët aktualisht gjenden në Francë, nga MPJ-ja udhëzojnë në Ambasadën e Maqedonisë në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat