Lëvizja Besa me ngushëllime për popullin francez

Maqedonia

Lëvizja Besa me ngushëllime për popullin francez

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 18:53
Lëvizja Besa

Lidhur me sulmin e fundit terrorist në Nicë, të Francës, përmes një kumtese për mediat ka reaguar edhe Lëvizja Besa.

“Sulmet e vazhdueshme terroriste në botë dëshmojnë se bashkimi ndaj të keqes është një nevojë e domosdoshme, që në të ardhmen aktet e këtilla çnjerëzore si sulmi i mbrëmshëm në Nicë të Francës, të mos na përsëriten më asnjëherë.

Lëvizja BESA shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta pas sulmit të mbrëmshëm terrorist në Nicë, kështu në këtë moment kur terrorizmi ka thyer zemrat e miliona njerëzve në botë, dëshirojmë të inkurajojmë se edhe ne shqiptarët jemi pranë popullit francez. Sulmet terroriste si ai i Nicës, s’janë vetëm kundër Francës dhe popullit të saj, por janë sulme edhe ndaj vlerave të qytetërimit evropian të ngritura me shumë mund.

Shpresojmë se duke qenë më të bashkuar për të luftuar të keqen e përbashkët që cenon sigurinë e gjithsecilit nga ne për çdo ditë – terrorizmi, do të gjejmë forca duke qenë të vendosur për ta goditur pamëshirshëm me aq sa mundemi”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat