OET e Maqedonisë: Bregdeti turk i sigurt për pushime

Maqedonia

OET e Maqedonisë: Bregdeti turk i sigurt për pushime

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:41
Ilustrim

Oda Ekonomike e Turizmit në Maqedoni (OETM) ka konfirmuar që nuk ka asnjë problem lidhur me sigurinë në hotelet në Turqi dhe se qytetarët e Maqedonisë që planifikojnë të pushojnë në Turqi nuk duhet të kenë frikë nga situata e krijuar.

Kryetari i OETM, Gjorgji Vçkov pasdite në një konferencë për shtyp ka thënë se ka kontaktuar me operatorët turistik dhe agjencitë turistike dhe me përfaqësuesit e komplekseve të hoteleve.

Ai ka bërë të ditur se qarkullimi ajror në drejtim të Antalisë dhe anasjelltas nuk është ndërprerë dhe se sot në mbrëmje drejt këtij destinacioni do të realizohen dy çarter fluturime me turistë vendor.

Sipas të dhënave të agjencisë në Turqi për momentin ka rreth një mijë turistë nga Maqedonia. Hotelet kanë njoftuar se nga dita e sotme hotelet kanë edhe sigurim shtetëror shtesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat