Avokatët: Keqtrajtohen pjesëtarët e ”Grupit të Kumanovës”

Maqedonia

Avokatët: Keqtrajtohen pjesëtarët e ”Grupit të Kumanovës”

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 19:15
Grupi i Kumanovës

Avokatët mbrojtës të Grupit të Kumanovës thonë se po vazhdon maltretimi i klientëve të tyre që po i mbrojnë. Sipas tyre, kjo nuk ka të ndalur dhe se është dëshmuar edhe me seancën e fundit gjyqësore të ditës së enjte. Ata theksojnë se maltretimi ndodhë sidomos gjatë transportimit të tyre nga burgjet në gjykatë.

“Maltretimi për të akuzuarit, këto që un i përfaqësoj, por edhe tjerët është evident. Ky malltretim ka filluar që në fillimin e arrestimit dhe ka vazhduar deri në seancën e fundit. Nuk ka pasur seancë kur nuk është ankuar një prej të arrestuarve që është i malltretuar dhe që u bëhet torturë ndaj tyre”, thotë Naser Raufi, një nga avokatët mbrojtës i grupit të Kumanovës.

Ministri i drejtësisë, Valdet Xhaferri thotë se është informuar nga burgjet se të paraburgosurit nuk janë të keqtrajtuar dhe trajtimi i tyre është në suaza ligjore.

“Kam kontaktuar direkt me të gjitha burgjet ku janë të paraburgosur këto njerëz, me palën mbrojtëse respektivisht me avokatët dhe njëherë edhe pjesa e burgjeve, pra burgu I Shkupit, burgu i Prilepit dhe ai I Manastirit ma kanë konfirmuar se në paraburgim këto të paraburgosur nuk janë keqtrajtuar dhe se trajtimi është në kuadër të suazave ligjore dhe në kuadër të kornizës ligjore. Gjithashtu edhe avokatët e kanë konfirmuar se këto të paraburgosur nuk janë të keqtrajtuar apo të maltretuar në paraburgim”, thotë Xhaferri.

Por avokati Raufi thotë se nuk e ka kontaktuar asnjë ministër.

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me ministrin e punëve të brendshme apo me ministrin e drejtësisë, dhe asnjëherë nuk ka deklaruar se këto të arrestuar nuk janë të malltretuar”, u shpreh ai.

Avokati tjetër, Mefail Asllani thotë se presin procesverbal nga trupi gjykues që ka vërtetuar se ka keqtrajtime të të paraburgosurve dhe se do të ngritën padi ndaj atyre që kanë ushtruar dhunë dhe kanë keqpërdorur detyrën zyrtare.

“Trupi gjykues a informoi se në seancën e kaluar janë vërtetuar malltretime fizike ndaj dy të burgosurve, ku janë konstatuar lëndime trupore. At konstatim ose atë procesverbal, mjekët ua kanë përcjellë trupit gjykues. Ne për një kohë të shkurtë do ti kërkojmë ato proces verbale që të ngrejmë padi ndaj atyre personave për mallretim dhe keqpërdorimt ë detyrës”, u shpreh ai për Tv21.

Në seancën e fundit gjyqësore, katër të paraburgosur nga Grupi i Kumanovës që akuzohen për ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, kërkuan ndihmë mjekësore. Ata kanë theksuar se janë viktima të dhunës, sidomos siç thonë gjatë transportit nga burgjet drejt gjykatës. Shqetësime për keqtrajtimin e tyre ka shprehur edhe Avokati i Popullit, që ka kërkuar hollësi nga MPB dhe Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat