EVN, apel bujqve për kujdes gjatë ujitjes

Maqedonia

EVN, apel bujqve për kujdes gjatë ujitjes

Më: 17 korrik 2016 Në ora: 20:30
Ujitja

EVN Maqedoni u bën thirrje fermerëve të operojnë me kujdes makinerinë bujqësore dhe pajisjet në afërsi të largpërçuesve nga rrjeti shpërndarës. Veçanërisht të jenë të kujdesshëm, kur përdorin pajisjet për ujitje.

Ata u bëjnë apel fermerëve ti kufizojnë punët në fushë, d.m.th. ti kryejnë vetëm punët emergjente, por patjetër të ndërmarrin masat e sigurisë.

“Pajisjet metalike të tilla si tuba të ujitjes dhe llojet e ndryshme të spërkatësve, në asnjë rast nuk guxojnë të vijnë në kontakt të drejtpërdrejtë apo tu afrohen përçuesve, të përçuesve mbitokësor.

Tubat metalike për ujitje të mos i vendosin paralelisht me linjën e përçuesit mbi tokë dhe gjatë ujitjes, patjetër të shmanget afrimi dhe kontakti i spërkatjes me ujë të linjave mbitokësore.

Veçanërisht duhet kushtuar vëmendje forcës dhe drejtimit të erës. Në afërsi të përçuesve elektrik, tubat e ujitjes në asnjë rast nuk guxojnë të vendosen vertikalisht as gjatë zbrazjes së tyre, e as gjatë transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat