Shkup, arrihet marrëveshje mes partive politike

Maqedonia

Shkup, arrihet marrëveshje mes partive politike

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 18:17
ilustrim

Është arritur marrëveshje mes katër partive politike në Maqedoni, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës.

Njëqind ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të ketë qeveri teknike, dhe njëkohësisht do të tërhiqet ligji i ri për Ministrinë e Brendshme.

Arritja e marrëveshjes u konfirmua edhe pas përfundimit të takimit në Klubin e Deputetëve nga përfaqësuesi i VMRO-së, Nikolla Todorov, njofton Portalb.

Ende nuk është përcaktuar data e saktë e zgjedhjeve, Todorov tha se do të merren vesh sërish që këtë herë data të jetë definitive

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat