“Fortesa”, nuk i caktohet masë kujdesi Jankullovskës

Maqedonia

“Fortesa”, nuk i caktohet masë kujdesi Jankullovskës

Më: 20 korrik 2016 Në ora: 21:58
Gordana Jankullovska

Gjykata Penale refuzoi masën e kujdesit ndaj ish ministres së Brendshme Gordana Jankullovska. Ajo dyshohej nga Prokuroria Speciale për rastin “Fortesta”, respektivisht shkatërrimin e pajisjes me të cilin ishte kryer përgjimi joligjor. PSP-ja kërkoi nga gjykatësi në procedurë paraprake që Jankullovës ti merret pasaporta dhe kohë pas kohe të paraqitet në gjykatë.

Ndërkaq nga Gjykata njoftuan se personat e tjerë gjithashtu të dyshuar për këtë lëndë do të thirren në mënyrë plotësuese në pyetje, pasi procedura ndaj tyre ishin ndërprerë kur ekipi i Janevës kërkoi ndryshimin e gjykatëses në procedurë paraprake.

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat