Hahn përshëndet arritjen e Marrëveshjes në Maqedoni

Maqedonia

Hahn përshëndet arritjen e Marrëveshjes në Maqedoni

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 08:50
Johannes Hahn

Marrëveshja e arritur midis partive politike është përshëndetur edhe nga eurokomisioneri për Zgjerim dhe Marrëdhënie Fqinjësore, Johannes Hahn.

“Lajme të mira nga Maqedonia, partitë politike arritën marrëveshje për çështjet e hapura në bisedimet lidhur me Marrëveshjen e Përzhinos. Ky është një hap i rëndësishëm për ti dhënë fund krizës politike. Tani nevojitet një impuls që të rruhet ajo që është akorduar. Zbatimi i plotë i reformave është çelësi për zhvillim të qëndrueshëm”, ka porositur përmes rrjetit social “Twitter”, eurokomisioneri Hahn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat