Grubi : do të udhëheqim me policinë

Maqedonia

Grubi : do të udhëheqim me policinë

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 12:05
Artan Grubi

Pas arritjes së marrëveshjes  ndërmjet katër partive politike, përfaqësuesi i BDI-së, Artan Grubi, ka vazhduar me manipulimin e shqiptarëve. Ai ka deklaruar se BDI-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme pas zgjedhjeve, që ka krijuar huti te qytetarët shqiptarë.

Në fakt, në marrëveshje shkruan se ministrat teknik për punë të brendshme dhe punë e politikê sociale do të dorëhiqen ditën kur KSHZ do të konfirmojë rezultatin e zgjedhjeve, dhe deri në formimin e qeverisë së re me ministritë adekuate do të udhëheqin zv.ministrat. Kjo nënkupton se disa ditë zv.ministrat do të jenë në krye të këtyre institucioneve në pritje të kabinetit të ri. Pra, kjo është ajo “e arritura e madhe” e Grubit për të “udhëhequr me policinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat