Balancë-Maqedoni: Nuk ka insulinë gati dy javë në Maqedoni

Maqedonia

Balancë-Maqedoni: Nuk ka insulinë gati dy javë në Maqedoni

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 11:56
Ilustrim

Dy javë nuk ka insulina për diabetikët në shumë qytete të Maqedonis, kështu thonë nga Shoqata ‘Balancë-Maqedoni’.

Enise Demirova nga Shtipi çdo ditë është në barnatore për insulinë. Por, kot, nuk ka marrë asnjë terapi, asnjë sqarim. I dëgjon fjalët, ‘ejani nesër përsëri’. Demirova është në mesin e pacienteve që është detyruar të kalojë nga një shitore në tjetër për insulinë. Ajo thotë se tanimë ka filluar të ndjejë pasojat në shëndetin e saj, ku shoqatat jo-qeveritare paralajmërojnë vazhdimisht.

Të frikësuar për shëndetin e tyre, diabetikët lusin që sa më shpejtë të jetë e mundur, shteti tu sigurojë terapi dhe të mos lejojë përsëri krizën me insulinat. Sipas shoqatës ‘Balancë Maqedoni’, mungesa e insulinës është si shkak i shkrutimit të buxhetit.

Problem tjetër është se barnatoret e insulinës punojnë deri ora 14:00. Diabetikët detyrohen ta lëshojnë punën për të kërkuar insulinën, çka në pyetje është vendi i tyre i punës, reagon Shoqata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat