Në Ohër do të realizohen 22 intervenime investuese, Struga harrohet!

Maqedonia

Në Ohër do të realizohen 22 intervenime investuese, Struga harrohet!

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:06
Banorët e Ohrit

Më shumë se 22 intervenime investuese do të realizohen në Ohër në poeriudhën e ardhshme, por këto investime nuk janë parashikuar në komunën e Strugës. Një pjesë e tyre janë në vijim, ndërsa realizimi i të tjerave do të fillojë së shpejti, informoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski gjatë vizitës së sotme në Ohër.

Dy investimet më të mëdha që do ta shënojnë këtë ekspansion ndërtimor janë ndërtimi i Universitetit të Shën Klimentit në Plaoshnik dhe ndërtimi i autostradës Ohër – Kërçovë, realizimi i së cilës duhet të përfundojë nga fundi i vitit 2018.

“Përveç pjesës kulturore përgatiten edhe projekte, të cilat do të kenë rëndësi të madhe për Ohrin, mes të cilave edhe ndërtimi i dy ose tre garazheve në kate, të cilat do t’i ndërtojë (ADSDP) dhe MEPSO, si dhe shtigje për këmbësorë”, theksoi mes tjerash Gruevski.

Në lokalitetin “Plaoshnik” në siërfaqe prej 17 mijë metra katrorë ndërtohet Universiteti Shën Klimenti, investim prej rreth 30 milionë euro.

Për ndërtimin e qendrës kongrese, është shpallur tender por deri më tani askush nuk është paraqitur, edhe pse bëhet fjalë për projekt të madh në vlerë prej tetë deri në 10 milionë euro. “Mendoj se tenderi është sërish i hapur dhe sigurisht do ta shohin kompanitë e interesuara”, tha Gruevski

Duke u përqednrruar në ndërtimin e rrugës Ohër-Peshtani, Gruevski paralajmëroi se bëhet fjalë për rrugë eksprese me katër korsi. Shtoi se për shkak të vërejtjeve të shoqatave ekologjike nuk ka filluar të realizohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat