Todorov: Shumica e votuesve që do shlyhen janë shqiptarë

Maqedonia

Todorov: Shumica e votuesve që do shlyhen janë shqiptarë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 17:11
Nikola Todorov

Në një intervistë për televizionin Telma, në të cilën zëvendëskryeministri i Qeverisë Nikola Todorov, flet për marrëveshjen e arritur midis katër partive nënshkruese të Marrëveshjes “Përzhino”, i pyetur nga gazetarja për shlyerjen e rreth 40.000 votuesve, ka thënë se bien në ujë kundërshtimet e LSDM sepse siç thotë ai: “Shumica e votuesve që do të fshihen nga listat e votimit janë shqiptarë dhe janë votues në njësisë zgjedhore numër 6”.

Në vazhdim ai ka deklaruar se po të ishin maqedonas këto votues fantazmë, siç pretendon LSDM, atëherë OBRM-PDUKM në njësinë zgjedhore numër gjashtë do të kishte 18 deputetë ndërsa BDI dhe PDSh nga 1 ose 2 deputetë!

Partitë shqiptare të apostrofuara në këtë intervistë jo vetëm që nuk kanë reaguar lidhur me pretendimet për shlyerjen e rreth 40.000 votuesve shqiptarë në njësinë zgjedhore numër 6 por nuk kanë reaguar as për atë që Todorov i OBRM-PDUKM u “ka lënë nga 1 apo dy deputetë” në këtë njësi zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat