Jolevski në KB: Mendojmë të shtojmë prezencën e ARM-së në misione paqeruajtëse

Maqedonia

Jolevski në KB: Mendojmë të shtojmë prezencën e ARM-së në misione paqeruajtëse

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 14:38
Zoran Jolevski dhe Herve Ladsous

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski, i cili po qëndron për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), ka takuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, zëvendës/sekretarin e OKB-së njëherësh shef i Sektorit për operacionet paqësore, Herve Ladsous.

Siç thuhet në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes, Jolevski ka informuar se në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes po merret në konsideratë rritja e pjesëmarrjes së Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) në operacionet paqësore në drejtim të dhënies së kontributit më të madh drejt paqes botërore.

Ladsous, thuhet në njoftim, ka përshëndetur nismën për çka ka ofruar në dispozicion kapacitetet e Sektorit për Operacione Paqësore të OKB-së gjatë planifikimit, marrjes së vendimeve dhe gjatë përgatitjeve për sistemimin e kontingjentit të Maqedonisë në një pjesë të misioneve ekzistuese paqësore të OKB-së.

Ministri Jolevski ka njoftuar bashkëbiseduesin e tij se Maqedonia nga shtatori do të jetë nikoqire e Shtabit të Forcave Mjekësore Ballkanike.

“Dy bashkëbiseduesit kanë përfunduar takimin e tyre me konstatimin se idetë e dhëna kanë potencialin serioz për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, qëndron në kumtesën e ministrisë së Mbrojtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat