Maqedonia dhe Italia me marrëveshje plotësuese në fushën e ndihmës juridike

Maqedonia

Maqedonia dhe Italia me marrëveshje plotësuese në fushën e ndihmës juridike

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:01
Takimi

Përveç me Italinë, Maqedonia marrëveshje të këtilla ka nënshkruar edhe me Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën

Në funksion të përmirësimin të marrëdhënieve mes Republikës së Maqedonisë dhe Italisë, si dhe tejkalimit të pengesave të cilat paraqiten në fushën e ndihmës juridike ndërkombëtare në lëndët penale, në Ministrinë e Drejtësisë të Maqedonisë u nënshkruan dy marrëveshje dypalëshe plotësuese ndaj Konventave evropiane për ndihmë të ndërsjelltë juridike në lëndët penale dhe në atë për ekstradim, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Valdet Xhaferi, bëri të ditur se marrëveshja plotësuese për ndihmë të ndërsjellë juridike në materien penale mes dy vendeve daton që nga viti 1958, ndërsa ajo për esktradim që nga viti 1957.

“Dua të theksoj se në praktikën e deritanishme në sferën e ndërsjellë juridike mes Italisë dhe Maqedonisë nuk ka patur asnjë problem në lidhje me bashkëpunimin mes organeve të drejtësisë të të dyja shteteve dhe ky bashkëpunim po zhvillohet në nivel të shkëlqyeshëm”, u shpreh Xhaferi.

Sipas ministrit Xhaferi, marrëveshjet e nënshkruara rregullojnë mjaft çështje të rëndësishme juridike, ndër të cilat edhe dhënien e ndihmës dhe zbatimin e kërkesave juridike mes dy vendeve, prolongimin e ekzekutimit si dhe ekstradimin e qytetarëve mes dy vendeve për veprat penale të krimit të organizuar.

Sipas ministrit të Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando, bashkëpunimi me Maqedoninë është shumë i rëndësishëm dhe zbatimi i tyre nxit Italinë që të mbështes vendin drejt integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në NATO.

“Marrëveshjet e nënshkruara kanë një rëndësi të madhe në rastet e terrorizmit, krimit të organizuar dhe kontrabandës me njerëz, për shkak se u mundëson vendeve për të koordinuar mënyrën për të luftuar ato”, tha Orlando.

Përveç me Italinë, Maqedonia marrëveshje të këtilla ka nënshkruar edhe me Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat