Bexheti: Qeveria ka probleme psiko-patologjike

Maqedonia

Bexheti: Qeveria ka probleme psiko-patologjike

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:30

Profesori universitar dhe ish politikani Abdylmenaf Bexheti ka komentuar euro-obligacionin e fundit e huazuar nga qeveria, duke e vlerësuar si problem psiko-patologjik të partive politike udhëheqëse të qeverisë së Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për Bexhetin nuk është e qartë se si funksionarët e qeverisë së Maqedonisë bëjnë diçka ndryshe nga ajo që flasin dhe e plasojnë në opinion, sa ju përket futjes serioze të shtetit në borxh. ”Këto borxhe do të duhet t’i paguajnë qytetarët dhe kjo është çmenduri” tha mes tjerash Bexheti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat