Vlladimir Taleski, mollë sherri në mes të pozitës dhe opozitës në Manastir

Maqedonia

Vlladimir Taleski, mollë sherri në mes të pozitës dhe opozitës në Manastir

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 15:22
Vlladimir Taleski

Kryetari i komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, vazhdon të jetë ”nxitës” i përplasjeve pozitë – opozitë në këtë komunë.

Seanca e sotme e Këshillit të kësaj komune ka qenë mjaft e zhurmshme, pasi që këshillëtarët opozitarë përsëri kërkuan dorëheqjen e krytarit Taleski, i cili është në burgim shtëpiak, si i dyshuari kryesor në lëndën ”Transportuesi”, të Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Kërkesë tjetër e opozitës ishte edhe formimi i një komisioni për shqyrtimin e punës së komunës, që nga momenti i paraburgimit të kryetarit Vlladimir Taleski, si edhe kërkuan nga inspektoriati drejtues që të deklarohen rreth përgjegjësive të kryetarit, pas paraburgimit të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat