Analistët skeptik, zgjedhje nuk do të ketë gjatë këtij viti

Maqedonia

Analistët skeptik, zgjedhje nuk do të ketë gjatë këtij viti

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:49
Zgjedhjet

Zgjedhjet e parakohshme vështirë se mund të mbahen këtë vit, pavarësisht ndryshimeve në ligjin për mediat, Qeverinë dhe MPB-në. Një pjesë e analistëve janë skeptik se këto reforma do tw zbatohen nw praktikw. Madje Alajdin Demiri, thotë se aneksi i fundit i Marrëveshjes së Përzhinës është pengesa kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve pasi sipas tij me ndryshimet e fundit ligjore vetëm shpërqendrohet vëmendjen nga problemet reale.

“Nuk besoj se këtë vit do të ketë zgjedhje për arsye se do ët ketë pengesa të mëdha me qeverinë teknike, si do të jetë, kompetencat, etj. Të dy partitë VMRO-ja dhe LSDM-ja nuk janë të gatshme për zgjedhje, ndërsa partitë shqiptare janë të hutuara dhe nuk e dinë çfarë kërkojnë”, u shpreh Alajdin Demiri, analist.

Analistët e kontaktuar nga Alsat, vlerësojnë se votimet mund të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm. Sipas tyre reformat për të cilat janë marrë vesh partitë kryesore janë të mjaftueshme që zgjedhjet të mos kontestohen, por nuk garantojnë një process elektoral me standarde të larta evropiane.

“Vetë sjellja e ligjeve na siguron se këtë vit do të kemi zgjedhje, a do të mbahen ato në fund të viti kjo varet nga dinamika e implementimit të ligjeve ose do të mbahen herët në pranverë vitin e ardhshëm. Por gjithsesi besoj se kësaj here është shumë e qartë se të gjitha ato pjesë që janë të negociuara në detaje do të zbatohen dhe ky proces do të përfundoj me zgjedhje të parakohshme”, tha Albert Musliu, analist.

Me 90 vota “për” dhe vetëm dy “kundër” Kuvendi një ditë ma prë miratoi ndryshimet në 5 ligje. Sipas këtyre ndryshimeve, 100 ditë para zgjedhjeve të parakohshme do të formohet Qeveria kalimtare me dy ministra dhe tre zëvendësministra nga radhët e opozitës. Do të kufizohen kompetencat e ministrit të Brendshëm për ndryshimet kardrovike në polici. Do të formohet një trup rregullator për monitorimin e raportimit të mediave, kryeredaktorin e televizionit publik do ta emëroj LSDM-ja kurse kanali i dytë në këtë televizion do të transmetoj 24 orë program në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat