Ja lista e bashkëpunëtorëve të FETO-s nga Maqedonia

Maqedonia

Ja lista e bashkëpunëtorëve të FETO-s nga Maqedonia

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 09:30
Ilustrim

Agjencia turke e lajmeve ”Anadolu Agency” ka publikuar një listë me emra shkollash, firmash e shoqatash në Ballkan të cilat janë pjesë e rrjetit të Fethullah Gülen, të cilin Turqia e akuzon për grusht shtetin e dështuar.

Kjo listë përfshin shtetet si Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Serbia, ndërkaq në disa qytete të Maqedonisë ka firma të cilat janë të përfshirë në listë dhe që merren me arsim, transport, tregti, shëndetësi dhe turizëm.

Të parët në listë janë shkollat fillore dhe të mesme ”Yahya Kemal” në Shkup, Tetovë, Gostivar, Strugë dhe Strumicë, përfshirë javoren ”Zaman”, ndërkaq kurset në gjuhën turke mbahen nga organizata ”Sedef”.

Në sferën e turizmit përmenden agjencia ”Bashak”, pastaj kompania e transportit ”Rainboë” dhe rrjeti i marketeve Evar që gjenden në Shkup.

Sipas Anadolu Agency, njerëz të lidhur me FETO-n janë pjesë edhe të organizatave ”Shoqata e biznesmenëve” (Makedonya ?? Adamlar? Birli?i – M?BA), fondacioni ”?afak” dhe ”Tolerans”.

Nga emrat e lartpërmendur, kanë reaguar vetëm nga shkolla ”Yahya Kemal”, të cilët thonë se nuk kanë asnjë lidhje me Fethullah Gülen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat