Zjarrfikësit nga Tetova nisen për në Shkup

Maqedonia

Zjarrfikësit nga Tetova nisen për në Shkup

Më: 7 gusht 2016 Në ora: 00:07
Zjarrfikësit

Një grup i njësisë së zjarrfikësve nga Tetova sapo u nisën drejt Shkupit për të ndihmuar lagjet shqiptare që janë të rrezikuara nga shiu i rrëmbyeshëm. Siç mësohet grupi i zjarrfikësve me vet dëshirë do të ndihmojnë shqiptarët e Shkupit të cilët janë të rrezikuar nga shiu.
Shkupi vazhdon të jetë në gjendje kritike ku sapo është krijuar edhe gjendje jashtëzakonshme dhe me urdhër të presidentit është  aktivizuar edhe  ushtria dhe kë bërë thirrje për të vënë të gjitha kapacitetet e mundshme në dispozicion për të ndihmuar në zbutjen e dëmeve të shkaktuara nga stuhia.

Personat përgjegjës nga ushtria në koordinim me shtabet të krizës tashmë janë në teren dhe në vendet që konsiderohen në momente më kritike dhe janë të përfshirë në mënyrë aktive në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

Ndryshe reshjet e shiut kanë shënuar edhe viktimën e parë në Shkup, ku siç raportohet për një grua e cila ka humbur jetën afër liqenit të Smilkovcit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat