Qeveria e Maqedonisë premton kompensimin e dëmeve të vërshimeve

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë premton kompensimin e dëmeve të vërshimeve

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 19:35
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria në Maqedoni ka miratuar masën e kompensimit të dëmeve në rajonin e Shkupit, i cili u godit nga vërshimet javën e kaluar.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov premtoi se do ti kompensojë dëmet 100 për qind.

Sipas tij kjo është paketa e parë nga tetë të tilla që qeveria i miratoi në seancën e sotme.

Masat përfshijnë participim te të gjitha shërbimeve shëndetësore si lirimin nga pagesa e faturave të ujit dhe plehrave për tre muaj, ndihmë për sigurimin dhe gjërat e nevojshme për nxënësit, rritjen e ndihmave financiare për tre muajt e ardhshëm për rastet sociale, si dhe ndihma për personat me nevoja të veçanta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat