Fillon rimëkëmbja e zonave të përmbytura në Maqedoni

Maqedonia

Fillon rimëkëmbja e zonave të përmbytura në Maqedoni

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 18:40
ilustrim

Banorët në Hasanbeg të Shkupit kanë filluar të i kthehen normalitetit pas vërshimeve të cilat goditën keq këtë pjesë, ku 22 persona humbën jetën.

Sipas Zyrës Mobile të Institutit të Shëndetit Publik në Shkup,  gjendja në aspektin shëndetësor ka filluar të normalizohet ku gjatë ditës së sotme janë shënuar vetëm dy raste të fëmijëve me diare.

Megjithatë, banorët e Hasanbegut vazhdojnë të kenë nevojë për ndihma nga më të ndryshmet, veçanërisht ato higjenike, veshmbathje dhe shtretër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat