Ali Ahmeti si e “rehatoi” vëllain e tij me punë

Maqedonia

Ali Ahmeti si e “rehatoi” vëllain e tij me punë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 15:26
Ali Ahmeti me vëllaun

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti njërin nga vëllezërit e tij qysh me përfundimin e luftës e ka punësuar në kuadër të punësimeve të Marrëveshjes së Ohrit. Fekriu, për të cilin nuk dihet se kur ka diplomuar dhe se a ka ndonjë shkollim sipëror, ishte punësuar nga konkurset që shpalleshin pas luftës nga sekretariati që udhëhiqej nga Musa Xhaferri, informon INA.

Por ai më pas ka kaluar si administratorë në komunën e Zajazit dhe tani ate të Kërçovës. Siç mëson INA nga burime pranë kësaj komune, vëllai i liderit të BDI-së kurrë nuk ka shkuar në zyrën e punës dhe nuk është parë ndonjëherë në vendin e punës. Edhe familjarë të tjerë të krerëve të BDI, përfshirë ata të Musa Xhaferrit janë punësuar nëpër institucione qeveritare apo edhe borde, duke përfituar rrogë, por duke mos shkuar në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat