Votuesit kontestues do të kenë edhe një mundësi për të hyrë në listë

Maqedonia

Votuesit kontestues do të kenë edhe një mundësi për të hyrë në listë

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 16:52
Ilustrim

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë do ta vendosë në shqyrtim publik listën e votuesve 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, deklaruan nga Komisioni zgjedhor.

Në këtë mënyrë, siç thonë nga KSHZ, si të gjithë qytetarët tjerë me të drejtë vote, ashtu edhe të gjithë votuesit e paparaqitur në mesin e 30.580, do të mund të paraqiten në mënyrë elektronike në njësitë rajonale të këtij Komisioni.

Mbrëmë skadoi afati për paraqitjen e votuesve kontestues në listën e votuesve dhe ai do të shqyrtohet në seancë publike të martën. Numri i votuesve kontestues tani për tani është 8922 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat