FRODEM del në mbrojtje të Prokurorisë Speciale Publike

Maqedonia

FRODEM del në mbrojtje të Prokurorisë Speciale Publike

Më: 25 gusht 2016 Në ora: 09:45
FRODEM

FRODEM dënon ashpër deklaratën e deputetes së OBRM-PDUKM-së, Silvana Boneva, me të cilën e nënçmon Prokuroinë Speciale Publike (PSP).

Kjo parti akuzon Bonevën dhe partinë e saj se kanë krijuar një regjim ku vendimet janë sjellë paraprakisht dhe se kërkon që kjo deputete të kërkojë falje publike.

FRODEM pyet publikisht se përse nuk respektohen obligimet e ligjit që rregullon punën e PSP-së dhe se deklaron që zgjidhja e problemeve duhet të fillojë nga rrënjët e saj, pra nga shteti i partizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat