Gjyshi i Elifit të vogël që është zhdukur prej ditës së vërshimeve katastrofale që ndodhën më 6 gusht, përmes dhimbjes bënë apel deri tek qytetarët që të shtunën të mblidhen sa më shumë për të kërkuar anëtaren e vogël të kësaj familjeje. Ata që kanë dëshirë t’i ndihmojnë kësaj familjeje duhet të vijnë të shtunën tek fusha sportive “Fortuna” në orën 09-00.
“Vullnetarët që kanë dëshirë me na ndihmua ne do të dalim ditën e shtunë për ta kërkuar, ku në këtë kërkim do të jetë edhe armata e Maqedonisë si dhe policia ku ashtu na kanë premtuar. Të shohim se ku mundë të jetë dashtë zoti të gjejmë të shtunën. Ky apel është për krejt qytetarët e Maqedonisë kush donë me na ndihmuar”, tha Isuf Fejzullahi.