Nënshkruhet marrëveshje, do të sanohet lumi Shkumbin

Maqedonia

Nënshkruhet marrëveshje, do të sanohet lumi Shkumbin

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 09:05
Lumi Shkumbin

Marrëveshje për ndihmë në vlerë prej 330.000 euro për sanim të pikave më kritike të digave në lumin Shkumbin në rajonin e Pollogut sot nënshkruan ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Luiza Vinton.

Ministrja Elezi theksoi se përmbytjet në vitin 2015 të cilat shkaktuan dëme të shumta dhe humbje tragjike të jetëve njerëzore alarmuar se është e nevojshme të intervenohet në riparimin e digave të dëmtuara dhe për ndërtimin e tri digave të reja mbi lumin Shkumbin në Tetovë.

Ajo shtoi se pas përmbytjeve gjatë vitit të kaluar, UNDP përgatiti një analizë të thellë e cila thekson rreziqet nga përmbytjet në regjionin e Pollogut.

“Pikat më kritike janë tri digat e dëmtuara pjesërisht dhe tri digat e shkatërruara plotësisht mbi lumin Shkumbin, pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e tij në gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe rregullimin rrjedhës në zonën urbane, në gjatësi prej 1 kilometër”, tha Elezi.

Sipas Luiza Vinton, ngjarjet ekstreme kohore janë realitet i yni i ri dhe se ajo që na ka ndodhur në çdo 100 vite, tani mund të pritet të ndodh në çdo 50, madje edhe më shpesh.

“Në disa raste është e nevojshme të investohet në infrastrukturë, siç janë digat që do të riparohen në pjesën e sipërme të lumit Shkumbin mbi Tetovë me qëllim që të zvogëlohet shpejtësia e ujit dhe të ndalen mjetet e forta që i bart uji. Ne besojmë se kudo që investojmë për preventivë, rezultatet janë shumë të mira”, tha përfaqësuesja e UNDP-së në Maqedoni, Luiza Vinton.

Ministrja Elezi shprehu mirënjohjen e saj për UNDP-në dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së Louisa Vinton.

“Duke i falënderuar për mirëkuptimin për nevojat e institucioneve dhe të qytetarëve, si dhe përkrahjen financiare, tani kemi analizën e cila na mundëson të reagojmë në mënyrë të duhur”, theksoi ministrja Shiret Elezi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat