Zaev u drejtohet nxënësve dhe mësuesve: Ndryshimet do t’i presim këtë vit shkollor

Maqedonia

Zaev u drejtohet nxënësve dhe mësuesve: Ndryshimet do t’i presim këtë vit shkollor

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 12:14
Zoran Zaev

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë Zoran Zaev, sot nëpërmjet video – incizimi u është drejtuar, prindërve dhe mësuesve me apel që t’i përkrahin fëmijët në procesin e arsimimit të tyre, sepse, siç shprehet, ata janë e ardhmja e shtetit.

“Nesër fillon viti shkollor. Bëhuni të përkushtuar, hulumtoni, mësoni, shoqërohuni. I duheni Maqedonisë. Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë”, shprehet Zaev.

Ai ka premtuar sistem në të cilin dija, shëndeti dhe shkathtësitë e fëmijëve do të jenë në vendin e parë. Ai u ka premtuar edhe mësuesve paga dinjitoze dhe kushte më të mira për punë.

“Ju siguroj se ka ardhur koha që të mos ketë frikë dhe kontrolle nëpërmjet testimit të keq ekstern. Ka ardhur koha e kreativitetit dhe lirisë së shprehjes. Ndryshimet bashkë do t’i presim, edhe atë që nga ky vit shkollor! Me sukses!”, ka porositur Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat