Ja porosia e kreut të Lëvizjes BESA pas shpalljes së zgjedhjeve

Maqedonia

Ja porosia e kreut të Lëvizjes BESA pas shpalljes së zgjedhjeve

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 01:09
Bilall Kasami

Pas njoftimit se është arritur marrëveshje përfundimtare dhe se është caktuar data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ka reaguar kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, duke thënë se po fillon epokë e re dhe se po vjen ndryshimi.

“Më në fund, në horizont një shkëndijë – zgjedhjet më 11 dhjetor. Po shihet çasti kur ky muzg, ky terror dhe ky poshtërim do të marrë fund.
Pas numërimit së prapthi në epokën e vjetër, po fillon epoka e re me vitet që shkojnë përpjetë.
Po rrokulliset epoka e ndryshimit. Ndryshimi po vjen ME BESË”, ka shkruar Kasami në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat