Deputeti i PDSH-së, Ibrahimi: Jetojmë në Maqedoni, e duam dhe e ëndërrojmë Shqipërinë

Maqedonia

Deputeti i PDSH-së, Ibrahimi: Jetojmë në Maqedoni, e duam dhe e ëndërrojmë Shqipërinë

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 16:11
Orhan Ibrahimi

Nuk mund të reformojmë shërbimet sekrete pa u reformuar çdo qytetar i Maqedonisë . Kur luhet ndeshje futbolli Maqedoni-Shqipëri zemra më thotë të anoj kah Shqipëria, dhe kjo është për shkak se ju e keni sjellë shtetin në këtë situatë. Pa u dekriminalizuar kjo klasë politike dhe pa reforma në pushtetin gjyqësor, nuk mund të flasim për të ardhmen e këtij shteti.

Kështu tha deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, gjatë debatit publik me temë “Ballafaqimi me të kaluarën”, që në Parlamentin maqedonas u organizua nga Këshilli Nacional për Eurointegrime.

Sa i përket ballafaqimit me të kaluarën, Ibrahimi tha se përndjekja e shqiptarëve nga sistemi komunist ka vazhduar më ritëm të njëjtë edhe në pluralizëm, ndërsa përmendi numrin prej katër mijë dosjeve të jenë krijuar nga viti 1990 e këndej, mes tyre edhe dosjen e kryetarit aktual të PDSH-së, Menduh Thaçi. Ai në theksoi se shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk do të drejtojnë shërbimin sekret dhe Entin statistikor.

“Shqiptarët mund të jenë drejtor dhe ministra edhe në punët e brendshme, por asnjëherë nuk mund të jenë drejtor në Drejtorinë e shërbimit sekret dhe në Entin Shtetëror të Statistikave, aty  ku hyjnë të dhënat e dorës së parë, duke përfshirë dhe remitancat nga shqiptarët”, theksoi deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat