“Nëse nuk pranoni gjuhën shqipe, do ta ndajmë Maqedoninë”

Maqedonia

“Nëse nuk pranoni gjuhën shqipe, do ta ndajmë Maqedoninë”

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 15:41
Ziadin Sela

Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, njëherësh kryetar i LR-PDSH-së, duke komentuar propozimin e LSDM-së, që gjuha shqipe të bëhet gjuhë zyrtare dhe e barabartë me maqedonishten, shkruan se nëse nuk ka barazi atëherë të ndahet Maqedonia.

Nëse nuk pranohet gjuha shqipe, atëherë ai thotë se do të duhet ndarja e Maqedonisë në dy njësi federative, ku në njërën të flitet shqip, e në tjetrën maqedonisht.

Postimi i Ziadin Selës në FB 

VMRO nuk pranonka gjuhen shqipe si gjuhe te dyte ne tere Maqedonine. Per hir te se vertetes edhe ne se duam te dyte, por te barabarte me maqedonishten ne tere Maqedonine. Jemi te gatshem te bejme nje kompromis . Nqs se doni te barabarte shqipen dhe maqedonishten ne te gjithe maqedonine atehere e ndajme Maqedonine ne dy njesi federative. Nje shqipfolese, nje sllavishtfolese…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat