Moti sot në Maqedoni

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni

Më: 19 shtator 2016 Në ora: 08:13
Moti

Mëngjesi na paralajmëron një mot mbase jo aq të dëshirueshëm, megjithatë parashikimi meteorologjik sqaron më tepër detaje.

Do të kemi mot të ndryshueshëm, të vrënët dhe të freskët, me shfaqje të herëpashershme të të reshurave të shiut, që në disa pjesë do të jenë edhe me shoqërime të vetëtimave. Pritet që të ketë edhe erë të lehtë jugperëndimore, me mundësi të forcimit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 10 deri më 18°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 16 deri më 27°C. Në Shkup e rrethinë do të mbretërojë mot i ngjashëm, me temperaturë deri më 27°C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat