Janeva dhe Zvërlevski përballë njëri-tjetrit në Komisionin për sistem politik

Maqedonia

Janeva dhe Zvërlevski përballë njëri-tjetrit në Komisionin për sistem politik

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 11:55
Katica Janeva

Prokurorja Speciale Katica Janeva, ka arritur në Kuvendin e Maqedonisë, ku para anëtarëve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike do të paraqesë raportin gjashtëmujor për punën e Prokurorisë Speciale. Në seancë është i pranishëm Prokurori i shtetit publik, Marko Zvërlevski, i cili do të paraqesë raportin vjetor të Prokurorisë Publike në vend për vitin 2015.

Katica Janeva, prokurorja speciale, Raportin për aktivitetet e Prokurorisë Publike për Ndjekjen e veprave penale të ndërlidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve prej gjashtë muajve (prej 15.09.2015 deri më 15:03.2016) në Kuvend e parashtroi në afatin ligjor i cili skadoi javën e kaluar dhe tha se është e gatshme ta prezantojë raportin e dytë gjashtëmujoj para Kuvendit të RM-së.

Paraprakisht dy raportet e PSP-së dhe të prokurorisë publike të RM-së do t’i shqyrtojë Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat