Gashi: Me BESËN në pushtet, asnjë shqiptar nuk largohet nga puna

Maqedonia

Gashi: Me BESËN në pushtet, asnjë shqiptar nuk largohet nga puna

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:51
Afrim Gashi

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, premton se me ardhjen e kësaj partie në pushtet nuk do të ketë hakmarrje ndaj atyre që kanë votuar për partitë tjera.

“E kemi thënë disa herë, por kam nevojë ta përsëris sërish: me BESËN në pushtet asnjë shqiptar nuk largohet nga puna se ka qenë në një parti tjetër apo sepse ka votuar një parti tjetër”, thotë Gashi, shkruan Gazeta Lajm. Sipas tij, fitorja e BESËS do të sjellë ndryshime të mëdha për shqiptarët. “Përfundimisht, do ti japim fund hakmarrjes politike. ME BESË vjen NDRYSHIMI”, thekson Gashi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat