Gjykata kërkon dëshmi shtesë për Goran Grujevskin

Maqedonia

Gjykata kërkon dëshmi shtesë për Goran Grujevskin

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 23:45
Ilustrim

Gjykata penale ktheu në Prokurorinë Speciale dëshmitë për padinë e ngritur ndaj 7 punonjësve në DSK pasi një pjesë e dëshmive nuk kanë qenë të diskualifikuar dhe për këtë shërbimi gjyqësor nuk ka mundur të veprojë lidhur me dëshmitë. Dëshmitë kanë të bëjnë me dokumentacionin e djegur dhe shkatërrimin e pajisjes së përgjimit. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish drejtori i Drejtorisë së pestë, Goran Grujevski. Gjykatësja Lidija Petrovska, e cila përmendet në bombat e opozitës, dhe që udhëheqë këtë lëndë, ka kërkuar nga ekipi i Janevës vërtetim se provat janë të diskualifikuara.

“Nga përmbajtja e evidentimit nuk tregohet se është dorëzuar akt për diskualifikim të provave për nevojat e procedurës gjyqësore në bazë të cilit provat e kualifikuara mund të përdoren në procedurë, të mund të vlerësohet baza e padisë duke pasur parasysh se pa këtë akt të njëjtat nuk mund të përdoren nga shërbimi gjyqësor”, thanë nga Gjykata themelore - Shkupi 1.

Prokuroria speciale tani për tani nuk ka qëndrim lidhur me vendimin e gjykatës penale. Ekipi i Katica Janevës javën e kaluar deri tek gjykata penale ngriti dy padi. Para gjykatës duhet të paraqiten gjithsej 21 persona. Në mesin e tyre është edhe ish kryeministri Nikola Gruevski i cili ngarkohet për nxitjen e dhunës gjatë organizimit të protestave para komunës Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat