IFJ: Maqedonia më keq në Ballkan, për lirinë e mediave

Maqedonia

IFJ: Maqedonia më keq në Ballkan, për lirinë e mediave

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 16:59
Ilustrim

International Federation of Journalists (IFJ) nëpërmjet sekretarit gjeneral Ricardo Gutierrez e ka vlerësuar Maqedoninë si vendi me liri të cënuar në media dhe si shteti i fundit në Ballkan.

”Maqedonia është njëri ndër katër shtetet në Evropë me një gazetar në burg dhe që në vitin e fundit ka pasur 35 raste të gazetarëve të dhunuar. Isha në Maqedoni para tre viteve, kur Tomisllav Kezharovski ishte në burg kurse sot jam këtu kur edhe një kolegë tjetër është në burg. Nuk shoh përmirësim në punën e mediave në Maqedoni.” tha Ricardo Gutierrez, sekretar gjeneral i Federatës Ndërkombëtarëve të Gazetarëve-International Federation of Journalists (IFJ).

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka filluar një projekt dy vjeçarë nëpërmjet të cilit duhet të përmirësohet liria e mediave dhe statusi i gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat