Manastiri, Kriva Pallanka dhe Kumanova me mamograf të rinj

Maqedonia

Manastiri, Kriva Pallanka dhe Kumanova me mamograf të rinj

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 19:01
Mamografi

Afrohen zgjedhje e parakohshme parlamentare dhe për këtë partia maqedonase në pushtet ka premtuar mamograf të rinjë për tre qytete për të cilët tanimë ka hapur edhe konkurs.

Ministria e shëndetësisë e Maqedonisë ka hapur tender për sjelljen e tre mamografëve të rinj për spitalin në Manastir, Kriva Pallankë dhe Kumanovë.

”Për porositjen e këtyre tre mamografëve janë ndarë rreth 300.000 euro nga buxheti i shtetit me qëllim që qytetarët e këtyre qyteteve dhe vendbanimeve përreth të kenë shërbim më të mirë shëndetësor dhe që mos të duhet të udhëtojnë deri në kryqytet” tha mes tjerash ish-kryeministri Nikolla Gruevski, njëherit kryetar i OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat