Gjykata ka refuzuar qasje të gazetarëve evropian deri te Zoran Bozhinovski

Maqedonia

Gjykata ka refuzuar qasje të gazetarëve evropian deri te Zoran Bozhinovski

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 20:49
Zoran Bozhinovski

Përfaqësuesve të Federatës evropiane të gazetarëve akoma nuk u lejohet ta vizitojnë gazetarin Zoran Bozhinovski. Nga Gjykata penale aspak nuk i janë përgjigjur kërkesës së tyre.

Në një intervistë për NovaTV, sekretari gjeneral Ricardo Gutierrez ka thënë se deri më tani kjo Federatë nuk ka hasur në një rast ku një gazetar akuzohet për spiunazh dhe shantazh.

Nga ana tjetër motra e gazetarit të burgosur në rrjetet sociale ka shkruar se për katër muaj e gjysmë për sa kohë është në paraburgim ai është dobësuar 20 kilogramë.

Sipas saj ai ushqehet vetëm me lexim të librave, gazetave dhe enciklopedive. Deri më tani nuk ka ndodhur të ketë ndonjë përpjekje për keqtrajtim të tij.

E motra e gazetarit, Biljana Stole Bozhinovska ka shkruar se ndaj tij sillen me respekt dhe kujdesen për sigurinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat